Vjedhje e rëndë në këtë fshat të Skenderajt – policia identifikon dhe arreston dy hajnat e dyshuar

Hetuesit  e Sektorit Rajonal të Hetimeve, si rezultat i hetimeve dhe dyshimeve të bazuara  kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për përfshirje në vjedhjen e një traktori, rast ky i ndodhur me datën 18 shkurt 2024,  në fshatin Terrnavc të Komunës së Skenderajt.

Në vijimësi të veprimeve hetimore,  gjatë ditës së sotme hetuesit policorë  kanë realizuar bastisje  në dy lokacione në  vendbanime të personave të dyshuar në Mitrovicë e Podujevë.

Në cilësi të provave materiale nga  dy të dyshuarit janë sekuestruar dy automjete të cilat dyshohet se janë përdorur në kryerjen e veprës penale si dhe dëshmi tjera relevante qe ndërlidhën me rastin.

Pas procedurave intervistuese, dy të dyshuarve P. S., 32 vjeçar, dhe V. K., 32 vjeçar,  me aktvendim të  prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Rajoni.org

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim