Shtetasi i Bangladeshit lëndohet në vendin e punës në Gjilan, dërgohet për trajtim në QKUK

Policia e Kosovës njofton se një person është lënduar në vendin e tij të punës në Gjilan.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së hënë.

Siç bën të ditur policia në raportin 24 orësh, punëtori i lënduar është shtetas i Bangladeshit. Ai derisa ka qenë duke punuar në rrethana të panjohura është lënduar në dorë.

Viktima pas trajtimit në Emergjencën e Gjilanit është transferuar në QKUK.

Rasti është duke u hetuar.

“Raportohet se viktima mashkull shtetas i Bangladeshit, derisa ka qenë duke punuar në rrethana të panjohura është lënduar në dorë. Viktima pas trajtimit në Emergjencën e Gjilanit është transferuar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe Inspektori i Punës. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës

Lexo edhe:  19-vjeçarja denoncon për dhunë burrin dhe vëllain, strehohet te të afërmit në Prishtinë