E quajti rrenc e m*t shokun e klasës, por Basha kishte pranuar publikisht se nuk e mbante mend alfabetin

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka një histori jo të këndshme me notat e dobëta.

Deputeti Basha, sa ishte nxënës i Gjimnazit në Ferizaj nuk i kishte punët mirë me mësime. Një gjë të tillë e tregon dëftesa e shkollës së mesme.

E kush kishte menduar se statusi i vitit 2019 i Dimal Bashës do të zbulonte një të vërtetë sot.

Një person po pretendon se e ka pasur në klasë Bashën dhe sipas tij ai deri vonë ka menduar se alfabeti i ka 27 shkronja. Ndaj tij ka shpërthyer me ofendime të rënda deputeti 8i Vetëvendosjes Dimal Basha. “Rrenc e mut”, kështu iu drejtua Basha.

E në statusin e tij të viti 2019, Basha ka treguar se i është dukur e panevojshme që ta mësojë alfabetin përmendësh duke treguar se as në shkollë kurrë se ka thanë perfekt.

“Per shembull, gjithmone m’u ka dok e panevojshme me dite alfabetin permendsh, edhe nese s’gaboj kurre se kam thane perfekt ne shkolle. Nese di me shkru shkronjen edhe di ku me perdore, radhitja e saj ne analfabet ka zero vlere, se paku per mu 🙂”, ka shkruar Basha me 11 korrik 2019.

Krejt kjo erdhi pasi në media iu publikua një deftesë e vitit të tretë nga shkolla e mesme, ku kishte notat të dobëta si 1-sh në Biologji e 3-sh në Logjikë.

Lexo edhe:  “Ky është transmetimi im i fundit në televizion”, moderatori lë punën dhe i bashkohet ushtrisë së Ukrainës