Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit që sulmoi dhe kërcënoi dy persona në një parking në Prishtinë

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj burrit të dyshuar për incidentin që ndodhi në një parking në Prishtinë, ku sulmoi dhe kërcënoi dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me propozimin për caktimin e masës së paraburgimit, pranë gjykatës kompetente”, ka thënë Ulaj.

I dyshuari Bekim Catot po hetohet për veprat penale “Kanosja”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Catot e ka pranuar gjatë intervistimit veprën me të cilën ngarkohet dhe më pas është urdhëruar masa e ndalimit policor.

Sipas dosjes së Prokurorisë, i njëjti dyshohet se edhe e ka kanosur njërën nga viktimat, duke i thënë se “kom me t’vra”.

Lexo edhe:  Edhe Komuna alarmon për kujdes, mos dilni rrugëve pa nevojë