Vetksident në Komoran, vetura përplaset me rrethojat

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një vetaksident i tillë ka ndodhur në Komoran, ku një veturë ka humbur kontrollin dhe është përplasur në mbrojtëset e rrugëve.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia e Kosovës sipas pamjeve ndodhet në vendin e ngjarjes teksa ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar.

Lexo edhe:  Incidenti në qebaptoren “Te daja” në Deçan, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje