Vajza në Ferizaj tenton t’i japë fund jetës pasi prindërit s’ia dhanë çelësat e veturës, konsumon shumë barna

Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj, ku një vajzë dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 24-vjeçare, e cila u dergua në këtë qendër për shkak se kishte konsumuar sasi të madhe të medikamenteve.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e vajzës është stabilizuar dhe e njëjta ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Motivi që dyshohet se shtyu të renë të bëjë këtë veprim, dyshohet të jetë  një mosmarrëveshje me prindërit e saj, të cilët nuk e lejuan ta marrë veturën për të dalë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, vetura bie nga ura - ka të lënduar