Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot me vranësira të dendura dhe reshje e rrebeshe shiu.

Vende-vende priten reshje të dendura shiu veçanërisht në jug dhe lindje të vendit, lokalisht edhe në vise tjera. Temperaturat do të shënojnë ulje për shkak të shiut dhe vranësirave të dendura, por nuk pritet acar.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira të dendura dhe reshje e rrebeshe shiu. Lokalisht priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e mërkura na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Reshjet do të jenë më të pakta dhe më të izoluara, megjithatë të Enjten priten reshje paksa më intensive të karakterit lokal. Vetëm edhe mëngjesi i së Premtes rrezikon me ngrica të dobëta, përndryshe nga e Premta përmirësim gradual i motit dhe rritje e temperaturave./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Vdes e moshuara që u dërgua në QKUK, djali i saj dyshon se nuk iu ofrua ndihma e duhur mjekësore