Vdes i moshuari në Entin Special-Mental në Ferizaj, Policia nis hetim mbi vdekjen

Një i moshuar ka ndërruar jetë në Entin Special në Ferizaj.

Rasti ka ndodh sot rreth orës 10:20 të mëngjesit, kur personi me inicialet B.K. i moshës 79 vjeçe, ka pasur vdekje natyrale.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Ferizajt, e cila ka njoftuar se vdekjen e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.

“Sot  rreth ores 10:20 min jemi njoftuar se në Entin Special – Mental në Ferizaj personi B K 1945 me të meta metale ka vdekur, si vdekje natyrale, këtë e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Për këtë rast është njoftuar Prokurori kujdestar dhe është hap rast hetimi mbi vdekjen”.

Lexo edhe:  Zbulohet çmimi marramendës sa do të kushtojë iPhone 15