Vizita pa udhëzim paguhet 10 euro”, Emergjenca e Mitrovicës s’i trajton pacientët pa udhëzim të mjekut familjar

Vizita pa udhëzim paguhet 10 euro”, Emergjenca e Mitrovicës s’i trajton pacientët pa udhëzim të mjekut familjar

Disa qytetarë të Mitrovicës janë ankuar se nuk i kanë marrë shërbimet mjekësore në Emergjencën e Mitrovicës.

Mjekët aty – pacientëve ua kërkojnë udhëzimin e mjekut familjar.

Dhe, kjo ndodh pavrësisht se në hyrje të objektit të Emergjencës së Mitrovicës shkruan se “vizita pa udhëzim paguhet 10 euro”.

Por, sinjalizusit thonë se shërbimet mjekësore nuk i kanë marrë nga mjekët aty, ndonëse kanë shprehur gatishmërinë të pagujanë shumë të cilën administrata e Emergjencës e ka vendosur në njoftim.

Gazeta Sinjali për këtë çështje ka trenuar të kontaktojë me Gëzim Berishën, drejtor mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, por i njëjti e ka pasur telefonin e fikur

Lexo edhe:  Szunyog për liberalizimin e vizave: Deri në 10 vite mund të ndalohet lëvizja në zonën Schengen nëse punohet në ‘të zezën’