Aksident mes katër veturave luksoze në Prishtinë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Veternik të Prishtinës.

Në aksident janë përfshirë katër vetura.

Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmi u konfirmua për Gazeta Insajderi nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 08:15, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në Veternik, të komunës së Prishtinës.Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë katër vetura, ndërkaq dy persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

Lexo edhe:  Në 24 vjetorin e masakrës së Burgut të Dubravës një grup i të mbijetuarve vizituan babanë e ish presidentit Thaçi