Rrahje brutale afër Spitalit të Vushtrrisë, disa persona u bën “kërrsh” sot

Një rrahje e rëndë  duket të ketë ndodhur sot në Vushtrri rreth orë 12.30.

Nga pamjet që ka siguruar portali VushtrriaOnline, shihet një përleshje fizike me protagonistë tre persona të përfshirë pak metra larg portës hyrëse të Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Policisë së Kosovës për rastin të cilët në pamje shihet se kanë arrestuar një person.

Sipas një burimi emër i njohur për redaksinë, janë dy persona që kanë rrahur një tjetër person, të cilët më pas janë përcjellur për në stacionin policor që gjendet pak metra larg vendit të ngjarjes, ndërsa i lënduari është dërguar për tretman në Spitalin e Vushtrrisë.

FullSizeRender

Lexo edhe:  Bahrije Gërxhaliu: Vajza bërtiste oj mamë babin e kanë vra, djalin e shpëtova për një fije të flokut, policisë i dhashë letra në vend të markave për t`ma kthyer vajzën 2 vjeçe