“Uniteti” vazhdon kontratën për shërbimin primar të menaxhimit të mbeturinave në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Uniteti”, kanë nënshkruar marrëveshje 2 vjeçare për shërbimet primare të menaxhimit të mbeturinave.

Me këtë marrëveshje “Uniteti” obligohet që të kryej shërbimin e menaxhimit të mbeturinave në komunën e Skenderajt, por njëkohësisht i garantohet edhe puna me të cilën krijon të hyra dhe mbanë në punë punëtorët.

“Uniteti” do të mbetet i përkushtuar në kryerjen e shërbimit sa më mirë që mundet, duke synuar ngritjen e vazhdueshme të performancës dhe fitimin e donacioneve nga Qeveria e Kosovës dhe organizatat ndërkombëtare, ashtu siç ka bërë deri më tash.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes në moshën 52 vjeçare në Gjermani, mitrovicasi Afrim Kuqi