Dyshime për mitmarrje e nepotizëm, Bedri Hamzës i kërkohet shkarkimi i disa drejtorëve!

Një nga themeluesit e degës së PDK-së në Mitrovicë, Idriz Bajraktari është shprehur i pakënaqur me qeverisjen komunale e cila drejtohet nga Bedri Hamza.

Bajraktari, ka ka shprehur dyshime se në disa drejtori të Komunës së Mitrovicës janë duke vepruar përtej kompetencave ligjore, duke aluduar në mitmarrje e nepotizëm, shkruan 02Press.com.

Ai ka kërkuar nga kryetari Hamza që të shkarkoj drejtorat të cilët sipas tij nuk e meritojnë të menaxhojnë me Komunën e Mitrovicës.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Kryetari Hamza krenaria e qytetit te mitrovices dhe njeri i duhur per qytetin.
Por e kom nje lutje miqsore në te miren e qytetarve dhe kuvendit kumunal ne Mitrovic.
Kryetar vepro në disa drejtori të caktuara sepse nuk jan duke vepruar konform ligjit.
Kryetar vepro ndeshkoj, shkarkoj atu ku e meritojn
Ne kemi votuar per ligjë drejtsi barazi, asesi për nepotizem ,mitmarrje apo regjione.

Ndryshe, Idriz Bajraktari ka qenë kryetar i nëdnegës së PDK-së në lagjen Ura e Gjakut në Mitrovicë.

Lexo edhe:  Shtrohet pllaka e parë e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, pamje brenda punishtës!