Kuvendi thërret seancë për nesër, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës të enjten, duke filluar nga ora 10:00, ku do të diskutohen pikat e papërfunduara të seancave plenare të mbajtura më 16, 22, 23 e 30 qershor si dhe 1 e 6 korrik.

Ndërkaq pas një ore, në 11:00 fillon seanca e re plenare, ku do të ketë pyetje parlamentare e shqyrtime të projektligjeve.

“Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-150 për ratifikimin e Traktit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-103 për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006- 2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike”, njofton Kuvendi.

Lexo edhe:  Aksioni për grabitjen në ‘Diakos’: Ky është i dyshuari që u arratis, vëlla me grabitësin e vrarë