Vjedhje e rëndë në shkollë, hajnat vjedhin kabllot e rrymës

Jo rrallëherë hajnat e persona të ndryshëm ua mësyjnë shkollave fillore e të mesme në Kosovë. Një rast i tillë ndodhi në objektin e shkollës ‘Fadil Hisari’ në Prizren, ku xhami i derës së sallës së sportit është thyer nga persona të panjohur. Por nuk ishte vetëm kjo shkollë cak i keqbërësve. Sinjali mëson se në shkollën fillore “Përparimi” në fshatin Drelaj të Rugovës, është kryer një vjedhje.

Rasti sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë është denoncuar nga drejtori, i cili e ka njoftuar Policinë se hajnat kanë vjedhur kabllo të rrymës, brenda hapësirave të shkollës.

Sipas tij, kjo shkollë që dy vite nuk funksionon, meqë nuk ka nxënës, por që është ai i cili kujdeset për mirëmbajtjen e saj.

Me t’u raportuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për “vjedhje të rëndë”.

Lexo edhe:  Gjykata e Apelit e gjen fajtor Gani Gecin për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, tregohet si ndodhi vrasja