Pamje nga vendi ku dyshohet se është gjetur vrasësi masiv i sulmit në Serbi

Mediat serbe kanë bërë të ditur se vrasësi masiv Uroš Blažić një 21 vjeçar, i cili mbrëmë vrau tetë persona dhe plagosi 13 të tjerë është arrestuar në Vinjishtë afër Kragujevcit ku ai ishte fshehur tek një i afërm.

Të shtënat ndodhën në fshatrat Dubona, Mallo Orashje dhe Shepshin.

Sipas disa mediave lokale, sulmuesi, 21 vjeç, qëlloi mbi njerëz me një armë automatike, pasi pati një debat me një oficer të policisë, në një park në fshatin Dubona.

Tre nga të plagosurit iu nënshtruan trajtimit urgjent mjekësor në një spital lokal.

Policia gjithashtu po vijon punën për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave të kësaj ngjarje.

Lexo edhe:  Policia e identifikon “Lewis Hamiltonin” e Istogut, i konfiskohet patentë shoferi