Zhduket një police e Kosovës, nga e diela nuk dihet asgjë për fatin e saj
Një police nga Rahoveci është larguar nga shtëpia, dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Rastin e ka lajmëruar dje në polici vajza e saj, e cila ka treguar se nëna e saj është larguar nga shtëpia.
Për rastin ka folur edhe Policia e cila ka njoftuar se ende nuk dihet asgjë për fatin e viktimës.
“Më 30.04.2024, ankuesja femër kosovare, ka raportuar se nëna e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan Gazeta Sinjali.