U burgos 8 ditë pas lindjes, nëna lehonë: Policia më kërkoi për të dhënë një deklaratë

Diana Bahçja, nëna lehonë e cila u arrestua duke lënë foshnjën vetëm 8 ditësh dha një intervistë për “Review” në Euronews Albania pas lirimit nga burgu.

Ajo tregoi se nga stresi i situatës së krijuar i ka ikur gjiri.

“Policia ka ardhur në shtëpi. Më ka kërkuar të shkoj, të bëj një deklaratë, s’më kanë thënë për arrestim.

Nuk kam qenë farë në dijeni që ka pasur një vendim nga gjykata. Pasi kam shkuar në komisariat jam vënë në dijeni pas 3 orësh,” – tregoi e reja.

25-vjeçarja tha se në shtëpinë e bashkëshortit të parë është dhunuar nga vjehrri dhe vjehrra dhe ata e kanë përzënë nga shtëpia, duke e ndarë nga vajza e saj dhe më pas duke e akuzuar për braktisjen e fëmijës, gjë që u bë shkak për arrestimin e saj, sapo lindi fëmijën e dytë nga martesa tjetër.

“Me ish-bashkëshortin kisha marrëdhënie të mirë, por jo më familjen e tij. Për Zotin, nuk e di pse më përzunë, thjesht më kanë nxjerrë jashtë kur kisha vajzën 8 muajshe, se kam kuptuar fare.

Kam qenë 17 vjeç kur jam martuar dhe ndikoi familja. Ai ishte jashtë shtetit me punë. Unë jetoja me prindërit e ish-bashkëshortit,” – u shpreh Diana e cila tregoi se për vajzën që ka nga kjo martesë nuk ka asnjë lloj informacioni.

Ajo tregoi se ish-burri është martuar dhe ka fëmijë nga martesa e re, njësoj si Diana e cila është bërë me djalë.

Gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, duke ia konvertuar në 50 ditë burg. Arsyeja e gjobës është braktisja e fëmijës që Diana ka nga martesa e parë.

Lexo edhe:  Kurti fton serbët të aplikojnë për punë: Dorëheqjet e imponuara nuk duam t’i plotësojmë me shqiptarë