E dhimbshme: Vdes në moshë të re mitrovicasja, Kaltrina Isufi

Një lajm të dhimbshëm për Mitrovicën e dhanë sot familja Isufi.

Ata kanë informuar se familjarja e tyre, Kaltrina Isufi, ka vdekur, shkruan “Jepi zë”.

Siç thonë ata, Kaltrina ka vdekur pas një sëmundje të shkurtër.

Kaltrina dhe familja e saj janë nga Mitrovica, por jetojnë në Norvegji.

Postimi:

Të nderuar të afërm, miq dhe koleg ju njoftoj që motra jon Kaltrina isufi me banim në Norvegji ka ndrru jetë pas një sëmundje të shkurtë. Neve nuk na mbetet tjetër vetëm të bëjmë durim, të mbështetemi tek Zoti dhe të themi atë që na ka mësuar Zoti “Të Zotit jemi dhe tek ai do të kthehemi”.
I lutemi Zotit që ta ketë marr nën mëshirën e tij.
Për ditën dhe kohën e varrimit do të ju njoftojmë.

Lexo edhe:  Serbi vozit me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, Policia ia ndalon vozitjen në Kosovë për gjashtë muaj dhe e gjobit me 300 euro