45 euro u kishte borxh, 4 persona e fusin në veturë me zor dhe e bëjnë “llom” borxhliun

I kishte borxh 45 euro, 4 persona e fusin në veturë me zor dhe e bëjnë “llom” borxhliun.

Një person ka raportuar në polici se katër persona të tjerë e kanë futur në veturë pa dëshirën e tij.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë dhe personi në fjalë ka raportuar se ai është sulmuar ngan njëri prej tyre përshkak të një borxhi prej 45 eurosh.

Njoftimi i policisë:

Mitrovicë 09.07.2022- 16:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pa dëshirën e tij nga katër persona të dyshuar ishte futur në një veturë dhe ishte sulmuar nga njëri prej të dyshuarve si pasoj e një borxhi prej 45 euro.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Kryeministri Kurti viziton dy familje serbe në Istog, shoqërohen nga Policia