Prindërit e Thaçit shkojnë në Hagë, takohen për herë të parë që nga arrestimi i ish-presidentit

Pas gati dy vitesh, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vizitohet në Hagë nga prindërit e tij, pasi që nga ajo periudhë po mbahet në paraburgim nën akuzat për krime lufte.

Prindërit e ish-presidentit, Haxhi e Hyra Thaçi, do ta vizitojnë atë nesër.

Ata do të nisen mëngjesin e së premtes dhe do të qëndrojnë për në kryeqytetin e Holandës deri në orën 16:00.

Dëshirën për ta takuar të birin, e kishin theksuar edhe gjatë vizitës së Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, në Burojë të Skenderajt.

Lexo edhe:  Lajmi i fundit: Vetura e policisë aksidentohet rëndë me një veture në Skenderaj, dy persona të lënduar