Parapërgatitje për kosovarët: Kafja në BE kushton 3 euro

Qytetarët e Kosovës, pas 1 janarit 2024, do të mund të lëvizin pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen.

Gjatë udhëtimit pa viza në zonën Schengen duhet të plotësohen disa kushte, e njëra ndër ta është edhe deklarimi i qëllimit të udhëtimit si dhe të ardhurat financiare.

Gazetari i njohur kosovar, Augustin Palokaj, ka folur në emisionin ‘Sot’ në KTV duke bërë shaka se kafeja në vendet e BE-së kushton shumë shtrenjtë dhe këtë duhen ta kenë parasysh qytetarët kosovarë.

“Kur e përmendim kafen e mëngjesit, unë i piva dy kafe këtu vetëm në shtëpi, sepse në Evropë kafiteritë nuk punojnë herët dhe se një kafe mesatarisht kushton 3 euro, kjo nuk është humor, por një parapërgatitje për ata të cilët vijnë në Evropë dhe mendojnë që e kanë komoditetin si në Kosovë”, tha Palokaj.

Për më shumë mund ta ndiqni prononcimin e gazetarit: /02 Press/

Lexo edhe:  Punëtorëve të ndërtimtarisë në Zvicër do t’u rriten pagat, nga janari do të marrin 150 euro më shumë