Tre të lënduar në aksidentin në Vranidoll, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:30 në Vranidoll, në magjistralen Podujevë-Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura, ndërsa janë lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Ai tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

“Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

Lexo edhe:  Rruga Prishtinë – Mitrovicë, një dekadë punime, asgjë e përfunduar