Largohet nga puna një zyrtar doganor, kjo është arsyeja

Dogana e Kosovës ka larguar nga puna një zyrtar doganor. Në njoftimin për media të bërë nga Dogana e Kosovës theksohet se ekziston dyshimi i bazuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, nga i lartcekuri.

“Provat e administruara nga Dogana e Kosovës lidhur me rastin i cili ka ndodhur në pikëkalimin kufitar të Vermicë janë të qarta për vërtetuar se zyrtari doganor gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës, e të cilat janë të pa pranueshme për sistemin e standardeve dhe vlerave që përfaqëson Dogana e Kosovës si institucion publik”,thuhet nga Dogana e Kosovës.

Tutje u tha se Dogana është e përkushtuar që të mos lejoj asnjë shkelje të procedurave dhe të gjithë zyrtarët të jenë në nivelin më të lartë të detyrës.

“Provat e administruara nga Dogana e Kosovës lidhur me rastin i cili ka ndodhur në pikëkalimin kufitar të Vermicë janë të qarta për vërtetuar se zyrtari doganor gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës, e të cilat janë të pa pranueshme për sistemin e standardeve dhe vlerave që përfaqëson Dogana e Kosovës si institucion publik”.

Lexo edhe:  Sot i jepet lamtumira e fundit futbollistit 17-vjeçar që vdiq në fushë