Nëse i shihni këtë burrë dhe këtë grua raportoni policinë

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e identitetit dhe qasjes, që ka ndodhur me datën 08.08.2023, në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Lexo edhe:  Lajmi i hidhur: Vdes veterani i UÇK’së nga Skënderaj, Adem Hoxha