Ky është personi që dyshohet se u vra me armë zjarri në Dumnicë të Epërme

Mbrëmë u raportua për një vdekje të dyshimtë në fshatin Dumnicë të Epërme të komunës së Podujevës, ku një person dyshohet se është privuar nga jeta me armë zjarri.

Sipas burimeve dyshohet se viktima është Sali Salihu.

Burimet nga Prokuroria bëjnë të ditur se nuk përjashtohet mundësia as për vetëvrasje mirëpo ajo që e vë në dyshim është se rreth tij deri më tani nuk është gjetur asnjë armë zjarri me të cilën dyshohet se është privuar nga jeta viktima.

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një person të lënduar, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Aktualisht zyrtarët policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës

Lexo edhe:  Pamje nga festa tifozëve në qytetin e Pejës pas shpalljes kampione e Kosovës në basketboll