575 mijë orë mësimore kanë humbur si pasojë e grevës, LDK: Dialogu është zgjidhja

Që nga fillimi i grevës, deri sot – kanë humbur 575 mijë orë mësimore.

Për këtë çështje ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka thënë se vetëm “dialogu është zgjidhja”.

“Humbje enorme nga greva. Përgjegjësia është e madhe ndaj fëmijëve, familjeve e qytetarëve të Kosovës”.

“Dialogu është zgjidhja. Por, si mund të gjeje zgjidhje një Qeveri që as nuk dëgjon e as dialogon?! Zgjidhjet dalin nga bisedimet e adresimi i kërkesave, e jo nga shtypja e presioni”, thuhet në reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lexo edhe:  Arrestimi i kameramanit Muji, reagon Osmani: Do të ndërmarr masa ligjore ndaj mediave që përndjekin vajzat e mia