Hisja e vajzës e shtyri ta ther me thikë dhëndrin: Ky është burri nga Dragashi që përfundoi në ndalim policor

Mbrëmë u raportua për një konflikt familjar në fshatin Restelicë të Dragashit, ku në një familje plasi sherri mes dhëndrit dhe miqve të tij. Për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me ndarjen e trashëgimisë, 63-vjeçari dyshohet se ka therur me thikë burrin e motrës së tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Djezmidin Cufta, i cili gjatë përleshjes fizike me dhëndrin e tij ka përdorur edhe një mjet të mprehtë, kështu duke i shkaktuar atij lëndime trupore.

Gjithçka dyshohet se ka nisur për shkak të insistimit të dhëndrit që edhe gruaja e tij, pra motra e Cuftas, të marrë hisen e saj në trashëgiminë e familjes. Por kjo kërkesë përveç që u refuzua, siç duket shkaktoi edhe telashe mes dy familjeve.

Me urdhër të prokurorit, ndaj Cuftas është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehte trupor’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndryshe, çështja e pjesëmarrjes në trashëgiminë familjare nga ana e grave vazhdon të mbetet në suazat e tabusë brenda vetë familjeve. Faktori që konsiderohet se ndikon në uljen e numrit të grave për të trashëguar pronësinë, është pozita e pafavorshme e gruas në shoqërinë kosovare.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Sulmohet seksualisht disa herë një grua në Obiliq, arrestohet i dyshuari