Tre 16-vjeçarë vdesin në një aksident të rëndë në Rozhajë

Tre 16-vjeçarë nga Rozhaja, A.M., S.M. dhe I.D., kanë humbur jetën në një aksident trafiku të premten pas mesnate në Mal të Zi në rrugën kryesore Rozhaje – Baq, afër zonës së Zelenit, ka raportuar “Vijesti”.

Pasagjeri i katërt në veturë, F.D., po ashtu 16 vjeç, ndodhet në rrezik për jetën.

Pas aksidentit, ai është transportuar me plagë të rënda në spitalin më të afërt, ku mjekët po luftojnë për jetën e tij.

Automjeti ka rënë në lumë. Dyshohet se tejkalimi i shpejtësisë mund të jetë shkaktar i aksidentit.

Lexo edhe:  Gruaja në Prishtinë në hall nga një 46-vjeçar, e ngacmon vazhdimisht