Hyri me traktor nëpër autostradë, Policia i shqipton gjobën prej 60 eurove

Një qytetar është gjobitur nga ana e Policisë së Kosovës deri sa po voziste kamionin në autostradë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Njësia për Përcjellje në kuadër të Divizionit të Trafikut gjatë punës në teren ka hasur në autostradë duke qarkulluar një mjet motorik (traktor) i cili sipas ligjit për rregullat e trafikut rrugor e ka të ndaluar lëvizjen në autostradë, shoferit të traktorit i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Më tutje është bërë e ditur se nën përcjelljen e policisë, ky mjet transporti është larguar nga trafiku.

Lexo edhe:  Tërmet në Shqipëri