Naser Pajazitaj shfaqet jashtë burgut pas 7 viteve

Naser Pajazitaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitaj është liruar nga akuza për vrasje me vendim të Gjykatës Supreme.

Këtë e ka konfirmuar avokati i tij Ahmet Tahiri përmes një postimi në facebook.

Ai ka shkruar se Pajazitaj u mbajt 7 vite në burg për vrasje të cilën nuk e kishte kryer.

Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën tonë si mbrojte për mbrojtje të ligjshmërisë dhe ka liruar nga të gjitha akuzat Naser Pajaziti. Ai u mbajtë 7 vite në burg për një vrasje të cilën nuk e kishte kryer. Tri herë, pa prova u dënua me burgim të përjetshëm, sot pas 7 viteve, Gjykata Supreme dha drejtësi përfundimisht duke e liruar nga të gjitha akuzat Naser Pajazitin. Jam i lumtur që si mbrojtës/avokat bashkë me koleget. Gëzim Kollqaku dhe Imer Beka ndihmuam që sot drejtësia të triumfoj”,ka shkruar Tahiri në facebook.

Në maj të vitit të kaluar, në rigjykim Gjykata Themelore e Ferizajt e kishte dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn për vrasjen e Donjetës në Bjeshkët e Strellcit, në Deçan. Gjykata Themelore e Pejës njëherë e kishte shpallur të pafajshëm, vendim të cilin Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim.

Pastaj Gjykata e Pejës e kishte dënuar me burgim të përjetshëm, që prap u kthye në rigjykim nga Apeli.

Lexo edhe:  Aksident në rrugën Podujevë – Prishtinë, Policia në vendngjarje