Ky është i dyshuari që u kap me armë, municion e para false në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ata shpesh kapen në flagrancë me armë të ftohta e mjete të tjera të rrezikshme, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë, ku Policia ka ndaluar për kontroll një person, nën dyshimet se posedonte gjësende të kundërligjshme.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për të dyshuarin Behram Nika, 32-vjeçar, te i cili Policia gjeti një armë zjarri të mbushur, që e mbante ilegalisht.

Gjatë kontrollit policor, përveç armës dhe municionit, janë gjetur dhe sekuestruar edhe disa monedha metalike, në vlerë të rreth 100 eurove – që po ashtu janë sekuestruar.

Pas përfundimit të aksionit,  i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Falsifikim i parasë’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5)

Lexo edhe:  Nëse shihni këtë person lajmërojeni policinë