Qytetari e gjen kuletën me 2 mijë euro në Prishtinë, e dorëzon në Polici

Një qytetar ka gjetur sot një kuletë me 2000 euro në kryeqytet.

Ai ka dërguar kuletën në Polici, me ç’rast Policia e ka vlerësuar si gjest.

Nhoftimi i plotë:

Sot zyrtarëve të stacionit policor Qendra, në rrugën “Tringë Ismajli”, në Prishtinë, një qytetar V.Ramadani, ju ka dorzuar një portofol (që e kishte gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale.
Menjëherë është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe konform procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.

Duke çmuar këtë gjest human, falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.

Lexo edhe:  KEDS njofton për punime në rrjet, këto vende do të mbesin pa rrymë