E gjithë rruga me akull, aksident i rëndë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Tre persona kanë pësuar lëndime nga një aksident mes disa veturave mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në afërsi të fshatit Mazgit.

KALLXO.com ka pranuar pamje nga ky aksident dhe sipas qytetarëve rruga në vendi ku ka ndodhur aksidenti ka aukull.

Në vendin e ngjarjes janë Policia e cila është duke trajtuar rastin dhe hetuar shkaqet e këtij aksidenti më të lënduar.

Si pasojë e temperaturave që janë duke mbretëruar ditëve të fundit, Policia ka apeluar të vozitësit që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion, pasi që zyrtarisht jemi në stinën e pranverës dhe se nga data 15 mars e këtej shumë prej veturave qarkullojnë me goma të verës.

Lexo edhe:  Brenda një muaji ndahen 150 çifte në Kosovë