Tifozët rrahin boksierin në ring në Tiranë

Meçi i boksit mes Denis Nurjas dhe Placido Ramirezit, i vlefshëm për WBC CISBB në kategorinë e mesme, u ndërpre në rundin e katërt pas një incidenti të rëndë në ring. Gjyqtari e shpallin meçin “të pazhvilluar”.

Teksa po zhvillohej rundi i katërt i meçit që po mbahet në Tiranë, Ramirezi goditi Nurjan kur ky i fundit po ngritej pas rrëzimit që pati.

Kjo irritoi tifozët e pranishëm, të cilën u futën në ring për ta sulmuar boksierin kolumbian.

Ramirez mori disa goditje nga dy tifozë që u futën brenda ringut.

Meçi përfundoi pa fitues.

Nurja ka rekord prej 12 fitoreve nga po aq meçe të zhvilluara, ndërsa Ramirezi regjistron 24 fitore e tre humbje.

VIDEO:

Lexo edhe:  Zyrtare: Kosova e shkarkon selektorin Gliha