Distria Krasniqi e mbyll vitin si lidere e renditjes botërore

Distria Krasniqi e ka mbyllur vitin 2023 si lidere e renditjes botërore të xhudistëve.

Kampionia olimpike e mbylli këtë vit të suksesshëm që e kishte në vendin e parë pasi i grumbulloi 7715 pikë, njofton Unioni Evropian i Xhudos.

“Ajo është një dhuratë që vazhdon të na dhurojë gjëra. Distria Krasniqi e gjeti lavdinë olimpike në kategorinë deri në 48 kilogramë, ndërsa më pas ia vuri syrin një sfidë të re, kalimin në peshat deri në 52 kilogramë, që ishte e njohur më parë në Kosovë pasi mbulohej nga Majlinda Kelmendi”, njofton “EJU”.

Krasniqi e nisi vitin në mënyrë fantastike duke e fituar medaljen e artë në “Paris Grand Slam”, për ta pasuruar koleksionin e saj të medaljeve.

Ajo fitoi edhe medalje të tjera gjatë vitit, ndërsa tash do të bëhet gati për Olimpiadën e Parisit, ku synon medalje prapë.

Rezultatet e “Disit” në vitin 2023

🥇 Paris Grand Slam 🇫🇷

🥈Tbilisi Grand Slam 🇬🇪

🥈Hungary Masters 🇭🇺

🥈Baku Grand Slam 🇦🇿

🥈Kampionati Evropian 🇫🇷

🥉Kampionati i Hapur Evropian

Lexo edhe:  Bad News Eagles në Majorin e Rio’s, eleminojnë ekipin rus “forZe”