Pogba: Jam krenar që jam mysliman

Paul Pogba ka folur për besimin e tij si mysliman dhe se si ai e ndihmon në marrjen e vendimeve të tij në futboll.

29-vjeçari, i cili do të humbasë Kupën e Botës për shkak të dëmtimit, lavdëroi gjithashtu mesfushorin anglez, Jude Bellingham, teksa zbuloi mesfushorët që studion për të përmirësuar lojën e tij.

Pogba u kthye në Juventus në fillim të këtij viti pas një aventure të dytë jo të mirë te Manchester United, raporton KosovaPress.

Ai e quajti vendimin për t’u larguar fillimisht nga United një dekadë më parë si më sfiduesin e jetës së tij dhe shpjegoi se si feja tani e ndihmon atë të vendosë.

Pogba kishte filluar të kthehej në Islam rreth asaj kohe dhe tani ka folur për krenarinë e tij në besimin e tij, shkruan KosovaPress.

“Unë mendoj se është e rëndësishme të tregosh se kush je: Unë jam mysliman dhe krenar dhe nëse mund t’i ndihmoj edhe njerëzit që të njohin Islamin dhe t’i shtyj vëllezërit dhe motrat të bëjnë vepra të mira”, tha ai.

“Pse do të fshihesha? Unë jam shumë i lumtur me veten time. Edhe nëse nëna e tij, një myslimane, kishte emocione të përziera pas konvertimit të tij: Ajo ishte shumë e lumtur dhe në një mënyrë tjetër ishte e frikësuar… ajo tha: Mos u bëj ekstremist”, shtoi më tej Pogba.

Lexo edhe:  Boksieri kosovar i peshave të rënda e rrah rivalin çeçen, po ecën drejt majes