Plas sherri mes çiftit në Gjakovë, përleshen fizikisht mes vete

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çiftet shpeshherë nuk arrijnë t’i zgjidhin telashet e tyre dhe eskalojnë në kërcënime e dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.

Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga fshati Bec i Gjakovës, pasi dyshohet se u përfshinë në një përleshje fizike.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një konflikt verbal mes tyre ka eskaluar në sulm fizik, si dhe gruaja dyshohet se ka dëmtuar veturën e bashkëshortit të saj.

Çifti janë intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin dhe me urdhër të prokurorit ndaj tyre kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Vdes futbollisti i njohur kosovar, Fehmi Podvorica