Përplasje mes presidentit të Lazios dhe Tares, klubi sqaron gjithçka

Lazio ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke mohuar se presidenti Claudio Lotito dhe Igli Tare kanë debatuar gjatë prezantimit të fanellave të mbrëmshme.

Disa foto të Lotitos dhe Tares që me sa duket po debatonin u bënë virale në internet pas lançimit të kompleteve të Lazios në Piazza del Popolo mbrëmë.

Megjithatë, ‘Biancocelesti’ mohoi se presidenti i klubit dhe drejtori kishin një mosmarrëveshje.

“Për sa u përket historive të raportuara nga disa media në lidhje me sherrin e supozuar mes Presidentit Lotito dhe DS Tare, që dyshohet se ka ndodhur mbrëmë pas ngjarjes së organizuar nga Lazio në Piazza del Popolo, klubi sqaron se ato janë të pabaza”, thuhet në një deklaratë zyrtare.

“Drejtori sportiv Tare ka besimin e presidentit dhe klubit dhe do të vazhdojë punën me ekipin e parë si zakonisht. Në të njëjtën kohë, ardhja e Angelo Fabianit do të synojë të menaxhojë ekipin e femrave, ekipin Primavera për femra dhe ekipin Primavera për meshkuj.”

Lexo edhe:  Boksieri i huaj i afrohet Florian Markut gjatë intervistës: Ky nis përleshjen me të