“Po ku ka si ti o Shqipëria ime”, Kombëtarja në Berlin, motoja në Euro2024

Sot Kombëtarja luan sot në shtëpi, në Arenën Kombëtare, me Ishujt Faroe, ku pritet që më shumë se një ndeshje të jetë një festë e madhe.

Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar moton dhe logon e përfaqësimit të kuqezinjve në Gjermani.

Me moton “Po ku ka si ti o Shqipëria ime”, dhe logon me simbolin e shqiponjës së formuar me duar dhe kupës se Kampionatit Evropian, FSHF ka njoftuar edhe për festën e paharrueshme pas përfundimit të ndeshjes, shkruan SS.

“Festojmë së bashku kualifikimin e kombëtares në Euro 2024. Këngëtarë, valltarë, fishekzjarrë, koncert i madh bashkë me lojtarët në stadium. Mos e humbisni! Një natë magjike me yjet e Kombëtares”, thuhet në njoftim.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho, do të zbresin në fushë për fitore, edhe pse një pikë mjafton sonte për ta mbyllur në krye të grupit. Lojtarët janë lider të grupit E me 14 pikë.

Trajneri brazilian pritet të bëjë 6 ndryshime në formacion krahasuar me titullarët e transfertës ndaj Moldavisë.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faraoe zhvillohet sonte në orën 20:45.

Lexo edhe:  24 vite nga djegia e xhamisë së Ibrit, kërkohet rindërtimi i saj