E rëndë: Mjeku që vdiq dje para një viti kishte diplomuar, ndërsa ishte fejuar tre muaj më parë

Mjeku Mentor Salihi i cili ndodhej në autoambulancën e aksidentuar ditë më parë në Gjakovë vdiq gjatë ditës së martë në QKUK.

Mjaftë i ri në moshë, ai ishte nisur për të shpëtuar jetë, por fatkeqësisht humbi jetën e tij rrugës për në emergjencë.

I ndjeri, karrierën e tij profesionale e kishte nisur në fillim të këtij viti, ku ishte punësuar si mjek, ndërsa kishte diplomuar një vit më parë.

Sa i përket jetës private, mjeku Salihi ishte fejuar vetëm tre muaj më parë.

Ndërsa reagimet për vdekjen e tij janë të shumta, ku kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

Lexo edhe:  Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Naser Mustafa