Tepër nxehtë: Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat parashihet të rriten edhe më shumë dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 37 gradë Celsius. Nivelet e larta të rrezeve UV do të jenë rrezik për personat e ndjeshëm, prandaj rekomandohet kujdes shumë i madh orëve të mesditës.

Në Shqipëri ,Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbizotërojë mot me diell dhe ekstremisht i nxehtë veror. Temperaturat deri në 40 gradë Ceslius në zonat më të nxehta të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Pasdite në disa rajone të rralla parashihen disa zhvillime të izoluara dhe ndonjë rrebesh i shkurtër shiu.

Për fundjavë do të vazhdojë moti ekstremisht i nxehtë. Temperaturat në Kosovë deri në 38 gradë Celsius, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore pak mbi 40 gradë Celsius. Pasditeve disa zona kryesisht malore të rajonit mund të përfshihen nga disa stuhi të izoluara me breshër, ndërsa në zonat tjera zhvillimet mund të jenë më të pakta./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Ngrihet flamuri i ShBA-së në një xhami në Prishtinë, Maliqi: Do ta bëjmë traditë