Zjarr te Muzeu Etnologjik në Prishtinë, digjen disa kabllo elektrike

Një shtyllë elektrike në Prishtinë afër Muzeut Etnologjik është përfshirë nga zjarri.

Sinjali ka kontaktuar me Zjarrfikësit e Kosovës ku kanë thënë se ekipet emergjente kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

Sipas përgjigjes së zjarrfikësve zjarri nuk ishte i madh.

Malë Gashi, përfaqësues i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, tha se janë djegur dy apo tre ora të rrymës dhe se zjarri është shuar.

“Ekipet e zjarrfikësve kanë qenë në vendin e ngjarjes, tashmë e kanë shuar zjarrin. Aty janë përfshirë nga flaka 2 apo 3 ora të rrymës elektrike dhe disa tela në shtylla”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  Drenicasi Ekrem Smakiqi do të varroset sot, la pas vajzën 5 javëshe