Ushtari i FSK-së, Mërgimi e lë Kosovën për mërgim

Mërgim Mustafa, ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, e ka lënë ushtrinë për të shkuar në mërgim.

Lajmin e ka thënë vetë ai përmes Facebook-ut.

“Të dashur familjarë, miq, shokë e kolegë e ndjeva obligim për hir të respektit tuaj ndaj meje që të ju njoftoj se rrugëtimi im në FSK përfundon këtu”, ka shkruar Mërgim Mustafa.


Postimin e tij e ka shpërndarë edhe qytetari Valon Brahimi, i cili ka thënë se lajmet e tilla vërtetë brengosin.

Brahimi e ka treguar edhe historinë e familjes së Mërgimit, i cili deri sot ishte ushtar i Republikës së Kosovës

Postimi i plotë nga Brahimi:

Lajme që vërtet të brengosin!
Mërgimi paska zgjedhur rrugën e mërgimit.

Mergimi kur kishte lindur e kishte marrë emrin për shkak se babi i tij në kohët e veshtira për vendin kishte shkuar në mergim (Gjermani) për të punur e ta mbajtur familjen! Në kohën e luftës Babai i Mergimit (Gegës), Naseri e len mërgimin dhe i bashkangjitet radhëve të UÇK-së, për çlirimin e vendit. Në fakt Naseri në emër të çlirimit të vendit e kishte emërtuar të birin e tij të vogël me emrin Çlirim. Sot kur ne jemi të lirë falë angazhimit dhe sakrificës si të Naserit (babait të Mergimit) dhe shokëve të tij, për shkak të trajtimit jo të dinjitetshëm të ushtarëve të FSK-së etj., po edhe paperspektivës së qartë të rinjet po leshojnë Kosovën. E marrë me mend sesa i madh duhet të jetë halli që djemtë si Mergimi ta lëshojnë Kosovë. Prandaj edhe nuk e marrë guximin të komentoj veprimin e tij.
Unë vetëm i dëshiroj shëndet e suksese Mergimit ushtarit të Republikës, birit të luftëtarit për Republikën.

Lexo edhe:  Apeli vërteton: 3 vjet e 6 muaj burg për Gani Gecin, për vrasjen në një kafene në Skënderaj