Syla: Nuk do të ketë nevojë për dërgimin e FSK-së në Veri, NATO dhe KFOR-i do ta kryejnë punën e tyre

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka folur për situatën në Veri dhe gatishmërinë e FSK-së që të shkojë atje.

Ai tha se nuk do të ketë nevojë për dërgimin e FSK-së në Veri, pasi sipas tij NATO dhe KFOR-i do ta kryejnë punën e tyre.

Syla ka komentuar edhe kërkesën e Serbisë për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.

“Ne besojmë që nuk do të ketë, besojmë që NATO dhe KFOR ta kenë parasysh mandatin e vet dhe ta kryejnë punën e vet. Zhurma që është bërë se ushtria serbe do të vijë është veç aventurë që tentohet të kthehet një situatë që ka perënduar tash e disa vite. Besojmë që ajo është e pamundur, sepse dihet se çfarë ka ndodh në Kosovë, dihet se pse ka intervenuar NATO”, tha ai në T7.

Lexo edhe:  Vazhdojnë protestat edhe sot në veri