Një fermer gjen trupin e pajetë të Arianit të vogël

Të hënën pasdite, një fermer gjerman gjeti trupin e një fëmije teksa kositte një livadh në Estorf, në lagjen Stade.

Livadhi ndodhet vetëm pak kilometra larg shtëpisë së Arianit, djaloshit që ishte zhdukur që nga 22 prilli.

Edhe analizat e ADN-së treguan se personi i pajetë është Ariani.

Mediat gjermane nuk kanë treguar për përkatësinë etnike të vogëlushit.

Qindra reagues të urgjencës kërkuan për djalin autik – në tokë, në ajër dhe në ujë.

Në kërkim u përdorën më shumë se 1200 njerëz, policë me kuaj dhe drone.

Lexo edhe:  ‘Na vyshke zemren o vlla’ – postimi prekës i vëllait të 30-vjeçarit që u gjet i vdekur sot në Ferizaj