Krasniqi i shkon në konak babait të Hashim Thaçit: Rikujtuam momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se në Ditën e Pavarësisë, ka vizituar sot në Burojë babain e ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai tha se në konakun e Haxhi Thaçit, rikujtuan së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Kreu i PDK-së ndër të tjerash ka cituar fjalinë e shpalljes së Pavarësisë nga Thaçi, duke i quajtur këto fjalë si më me peshë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Në konakun e Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi, rikujtuam së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik” – janë fjalët më me peshë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilat janë gdhendur përjetësisht në kujtesën e secilit prej nesh.

Krenari!

Lexo edhe:  Çmimi në hava: Një banesë në Kosovë, deri 3.000 euro për m2