Lirohen tre policët që ishin kidnapuar nga forcat serbe

Janë liruar tre policët e kidnapuar nga Serbia disa ditë më parë.

Gjykata e Kralevës e vendosi sot lirimin, në seancën e mbajtur nga ora 09:00, shkruan “Jepi zë”.

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, të arrestuar para më shumë se dy javësh, së shpejti do të kthehen tek familjet e tyre.

Kujtojmë se tre policët ishin arrestuar në vendin e quajtur Tresave/Bare, diku rreth 1 kilometër brenda territorit të Kosovës.

Kujtojmë se arrestimi i policëve shkaktoi reagime të mëdha, pasi edhe SHBA e BE kërkoi lirimin e menjëhershëm.

Lexo edhe:  Seksologu kosovar: Edhe puthjet e seksi oral paraqesin rrezik të infektimit nga Lija e Majmunit