Shpallet në kërkim një person, kreu vjedhje
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person.
Ai dyshohet se kreu vjedhje brenda një market në qytetin e Prishtinës. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga ana e PK-së.
‘’Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja” të ndodhur më 24.01.2024, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim’’, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia ka ftuar qytetarët që kushdo që ka informacion lidhur me këtë të larmojë organet e rendit