Digjet një shtëpi në Mitrovicë, lëndohet një person

Policia bën të ditur se gjatë përpjekjeve për ta fikur zjarrin, një person ka pësuar lëndime, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Rr. Ali Pasha Gucia, Mitrovicë Veri 07.10.2023 – 06:30. Raportohet se në rrethana deri më tani të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Në përpjekje për ta fikur zjarrin një person ka pësuar lëndime, ndërsa si pasoj e zjarrit një shtëpi është djegur tërësisht ndërsa një objekt përcjellës dhe një shtëpi tjetër janë dëmtuar pjesërisht”, t thuhet në raportin e Policisë

Lexo edhe:  Petkoviq thotë se as sot nuk u lejua të hyjë në Kosovë